Showbiz

“Grammy Awards”, Lady Gaga, Cardi B, Kendrick Lamar dhe Drake më të nominuarit e mbrëmjes

Ceremonia e 61 e ndarjes së çmimeve “Grammy” do të mbahet më 20 shkurt të vitit të ardhshëm në qendrën “Staples” në Los Angeles dhe këngëtarët më të mirë do të përballen me njëri-tjetrin për çmimet e mbrëmjes.

Artistët me më shumë nominime janë Lady Gaga dhe Cardi B me 5 nominime, Kendrick Lamar me 8-të dhe Drake me 7-të ndërkohë që 5 artiste femra janë nominuar për çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes atë të albumit të vitit.

Vitin e kaluar ylli i kësaj ceremonie ishte Kendrick Lamar i cili çoi në shtëpi 6 kupa “Grammy” nga 8 nominime.

Dy këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë gjithashtu të nominuara. Bebe do të garojë në kategorinë e artistit më të mirë të vitit së bashku me Dua Lipën ndërsa kjo e fundit është e nominuar gjithashtu për kërcimin më të mirë elektronik.