Aktualitet

Granatë dore një shtëpie në Bulgarec të Korçës/Mosmarrëveshje mbi pronësinë!

Granatë dore në oborrin e një banese në fshatin Bulgarec të Korçës. Raportohet se nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, në shtëpinë e braktisur pasi personat që e kishin në pronësi janë ndarë nga jeta. Jo zyrtarisht, mësohet se për banesën bosh ka pretendime lidhur me pronësinë. Një i afërm pohoi se për pronën ka një konflikt familjar, mosmarrëveshje për shkak se kërkojnë pjesë motrat.

Shpërthimi i regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndodh për herë të dytë. Ndërkaq, në njoftimin e Policisë Korçë thuhet se vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes:

Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.