Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Granit Xhaka feston sot ditëlindjen, emocionon urimi i bashkëshortes së tij!

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, feston ditëlindjen e tij të 30-të ditën e sotme. Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansa dhe familjare. Një i tillë nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij, Leonita Xhaka, me të cilën futbollisti ka dy vajza.

Me anë të një videoje emocionuese me momentet e tyre më të lumtura, Leonita ka shkruar këto fjalë zemre:

Për dashurinë time, për burrin dhe babanë më të mirë në botë, për personin që është më i kujdesshëm e më i dashur. Urime ditëlindjen. Të dua përgjithmonë!

Rikujtojmë, se çifti janë bashkë prej vitesh dhe të martuar që nga viti 2017.