Gossip Showbiz

Granitin e ka marrë malli për ish të dashurën e tij?! Ai e shpreh para Fifit!

Nuk kalon një ditë që në shtëpinë e “Big Brother VIP” të mos ketë debate, zënka, lot apo drama e deklarata.
Para disa ditësh bukuroshi kosovar, Graniti, na befasoi duke treguar se kishte një lidhje pezull jashtë shtëpisë së madhe. Këtë gjë ai ia shprehu Fifit, me të cilën që në fillim të programit kishte shumë flirte e një situatë të komplikuar sa madje nmenduam se e gjitha do të përfundonte në një lidhje.

Gjithsesi, Graniti ka treguar se ka bashkëjetuar me një vajzë, por situata mes tyre për momentin ishte pak e komplikuar dhe konfuze, por në një formë apo tjetër ai pranoi dashurinë që kishte për atë vajzë.

Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua…

Sipas tij, ndërpreja e kësaj marrëdhënie kishte ardhur prej xhelozisë së tepërt nga të dy palët, por mbrëmjen e djeshme, në një bisedë me Fifin, Ilirin, Sabianin dhe Arditin ai pranoi se do të dëshironte shumë ta takonte atë dhe sa më shpejt.

Sa mirë do ishte ta takoja, do doja shumë ta shihja

Një deklaratë e tillë me të vërtetë na ka çuditur pasi ai nuk e kishte përmendur më parë dhe ndërkohë po krijonte afrimitet me një prej banoreve brenda shtëpisë, fifin, e cila mbeti paksa e lënduar në momentin kur Graniti i kërkoi të qëndronin thjeshtë shokë. Tani mbetet për t’u zbuluar se cila është kjo vajzë që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshit të “BBVIP” dhe nëse produksioni do të bëjë të mundur një takim mes tyre.