Bota

Gratë afgane protestë kundër ndalimit të shkollimit!

Gra afgane protestuan në Kabul kundër mbylljes së vazhdueshme të shkollave për vajzat pas klasës së gjashtë, ndërsa një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se “kufizimet e talebanëve ndaj të drejtave të grave kanë për qëllim që t’i bëjnë gratë të padukshme”.

Vajzave u është ndaluar shkollimi pas klasës së gjashtë, në pjesën më të madhe të Afganistanit, prej rikthimit të talebanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021. Në muajin mars, talebanët morën vendim për mbyllje të shkollave të mesme, në mëngjesin kur ishte planifikuar që të hapeshin. Në protestën e 26 majit janë parë rreth 20 gra e vajza duke marshuar te shkolla e mesme e Kabulit, Maryam, me thirrjen që talebanët të rihapin shkollat.

Ju ma morët bukën e shkollën dhe nuk mund të studioj.

Disa dëshmitarë treguan se 10 minuta pas nisjes së protestës, militantët talebanë i shpërndanë protestueset, duke shtënë me armë zjarri në ajër. Një protestuese i tha Radios Evropa e Lirë se tre gra u ndalun përkohësisht dhe më pas janë liruar, pasi talebanët u verifikuan numrat e telefonit.

Azir Ahmad Takour, zëdhënës në Ministrinë e talebanëve për Arsim, ka mohuar pengimin e protestës.

Kjo është propagandë. Ne nuk e kemi ndaluar asnjë protestë sot.

Prej marrjes së pushtetit vitin e kaluar, ndërsa trupat ndërkombëtare me në krye ato amerikane përmbyllën misionin në Afganistan, talebanët janë zotuar se do të udhëheqin më ndryshe krahasuar me kohën kur erdhën në pushtet për herë të parë, në vitet ‘90.

Në atë kohë, grave e vajzave iu ndaluan shumë të drejta dhe u ndëshkua përmes sulmeve me gurë në publik, krahas të tjera ekzekutimeve.
Premtimet e afganëve, tani shihen me dyshime nga shumë afganë dhe qeveri në një numër vendesh të botës, pasi grave u është ndaluar dalja në publik pa qenë të shoqëruara nga ndonjë familjar burrë apo djalë.