Celebrities Gossip Showbiz

Gratë e Hollywood-it që nuk janë vetëm të bukura, por edhe super inteligjente!

Disa nga gratë më të famshme dhe më të bukura të Hollivudit jo vetëm që mahnisin me mendjemprehtësinë dhe talentin e tyre, por janë edhe shumë inteligjente. Ato flasin disa gjuhë dhe kanë studiuar në universitetet më të mira, nga të cilat janë diplomuar me rezultate të shkëlqyera dhe përveç kësaj, disa prej tyre merren me bamirësi. Ju njohim me disa nga këto yje:

1. Meryl Streep

Nuk ka asnjë rol që Meryl Streep të mos e bëjë. Ajo mund të ishte edhe Batman nëse do të donte. E konsideruar nga shumë kritikë si aktorja më e mirë në botë, ajo është gjithashtu një mendje e shkëlqyer. Ajo ka një IQ 143, që do të thotë se është shumë inteligjente.

2. Rachel Weisz

Bukuria dhe talenti i Rachel Weisz janë absolutisht të dukshme dhe po ashtu edhe inteligjenca e saj. Aktorja u diplomua në Universitetin e Kembrixhit për letërsinë angleze. Gjatë viteve të universitetit, ajo bashkëthemeloi një grup teatror studentor të quajtur ‘Cambridge Talking Tongues’. Përveç karrierës së saj të jashtëzakonshme profesionale dhe pasi ka fituar një Golden Globe dhe një Oscar, ajo flet 3 gjuhë përveç anglishtes së saj amtare.

 

3. Shakira

Këngëtarja kolumbiane, super e famshme për lëvizjet e saj mbresëlënëse skenike, shkathtësinë dhe dinamizmin ndërkulturor, gjithashtu ka një IQ superiore me rezultatin 140. Tani e dimë pse ajo ka aftësinë për të kompozuar këngë të shkëlqyera. Shakira zotëron 6 gjuhë.

4. Salma Hayek

Aktorja dhe producentja meksikane ka një indeks të inteligjencës afërsisht 144, përveç çrregullimit të disleksisë. Sipas revistës ‘Forbes’, ajo është një nga femrat më të pasura në botë, falë aftësive të saj në biznes. Përveç kësaj, ajo flet 5 gjuhë. Bukuria, talenti dhe inteligjenca e saj janë të pamohueshme, por ajo është gjithashtu një aktiviste e përkushtuar ndaj betejave sociale dhe ekonomike të grave.

5. Alicia Keys

Alicia Keys është një nga këngëtaret dhe kompozitorët më të dashura të R&B, por është gjithashtu një nga intelektualet më të admiruara të Hollivudit. IQ-ja e saj është 154. Përveç kësaj, ajo u diplomua me nderimet më të larta nga një shkollë profesionale e arteve interpretuese në moshën 16-vjeçare dhe u ftua në Universitetin e Kolumbisë. Megjithatë, ajo vendosi të ndiqte rrugën e muzikës. Përveç kësaj, vitet e fundit, këngëtarja është larguar nga biznesi konvencional i shfaqjes. Ajo merr pjesë në organizata bamirëse dhe gjithmonë transmeton energji pozitive për të gjithë ata që e rrethojnë.

6. Natalie Portman

Natalie Portman ka një diplomë universitare në psikologji nga Universiteti i Harvardit dhe studion në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. Ajo është botuar dy herë në revista shkencore, ka qenë asistente kërkimore në Harvard dhe flet rrjedhshëm 5 gjuhë. IQ e aktores është 140.