Bota Lifestyle

Gratë janë shofere më të mira sesa burrat dhe këtë e pohon studimi i fundit!

Gratë për vite me radhë i janë nënshtruar vërejtjeve seksiste në lidhje me drejtimin e makinave, por hulumtimet e reja kanë vërtetuar se ato janë më të mira në drejtimin e timonit sesa burrat. Përkundër faktit se më shumë gra dështojnë për herë të parë në testin e tyre, pasi gjejnë veten në rrugë janë shofere më të sigurta, sipas hulumtimeve të reja në Britani.

‘Confused.com’ zbuloi se kur bëhet fjalë për thyerjen e ligjit në rrugë burrat tejkalojnë gratë pothuajse katër me një me më pak se 1% e grave të dënuara për ngasje të pakujdesshme në krahasim me 2% të burrave. Vetëm 1% janë kapur duke ngarë të dehura në krahasim me 5% të burrave.

Nga 600,000 vepra penale automobilistike të kryera në Angli dhe Uells vitin e kaluar, 79% e tyre ishin kryer nga burrat. Në fakt kur bëhet fjalë për veprat më të zakonshme, burrat mbizotërojnë. Janë burrat ata që kanë dy herë më shumë të ngjarë të bëjnë një kërkesë sigurimi sesa gratë.

Studimi zbuloi se ata gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të jenë “fajtorë” sesa gratë kur bëjnë kërkesë për sigurim pas aksidenteve. Historikisht, gratë gjithashtu paguajnë më pak për sigurimin e makinës së tyre sesa burrat dhe kjo për shkak se ato shihen se janë shofere më të sigurta.