Health & Beauty Lifestyle

Studimi e pohon, gratë që kanë pësuar këto lëndime mund të kenë vështirësi për të mbetur shtatzënë!

Nëse kanë pasur një tronditje në kokë brenda dy viteve të fundit, gratë mund të kenë më pak gjasa të mbeten shtatzënë. Këtë kanë pohuar studiuesit nga Universiteti i Rochester në New York, të cilët analizuan normat e shtatzënisë në një grup prej 245 grave që pësuan një sërë lëndimesh në kokë.

Studimi i tyre dy-vjeçar tregoi se normat ishin 76% më të ulëta, në mesin e grave që kishin pësuar një tronditje. Përqindjet ishin edhe më të ulëta tek gratë që raportuan mosfunksionim seksual, pamundësia për të përjetuar kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale, gjashtë deri në 10 javë pas tronditjes së tyre.

Tronditjet në kokë, mund të shkaktojnë mosfunksionim seksual në raste të rralla. Shkencëtarët besojnë se ato gjithashtu mund të ndikojnë tek menstruacionet, duke i ndaluar periodat plotësisht, duke i bërë ciklet e parregullta ose duke i bërë ato të jenë shumë më të gjata.

Shkencëtarët studiuan 102 gra që pësuan tronditje dhe 143 gra që kishin dëmtime të tjera që kërkonin kujdes mjekësor urgjent. Të gjithë pacientët e tronditur, kishin pësuan lëndime në aksidente me makinë. Ekipi mori parasysh dallimet në përkatësinë etnike, arsimimin, përdorimin e kontraceptivëve dhe historinë e shtatzënisë. Tronditjet mund të shkaktojnë depresion, që do të thotë se gratë ndihen më pak komode gjatë situatave intime me partnerin.

Shtatëzënia është padyshim një ndër periudhat më të bukura të një femre, por studiuesit kanë gjetur një gjë që mund të ndikojë në shtatzëni. Ne ju njohim në këtë link me disa hulumtime interesante se kush ka më shumë të ngjarë të ketë një djalë apo një vajzë.Megjithatë, veç emocioneve për pritjen e ëmbël, kjo periudhë shoqërohet edhe me shumë stres dhe frikë për detajet e panjohura. Ndaj, ne kemi listuar disa këshilla për një shtatëzëni të shëndetshme.