Rajoni

Greqia do të mbyllë pjesën më të madhe të kufijve me vendet fqinje

Rëndimi i situatës koronavirus në Greqi, e detyron të mbyllë pjesën më të madhe të kufijve me vendet fqinje. Qeveria greke vendosi të mbajë hapur nga një pikëkalim me Shqipërinë, Bullgarinë e Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave në Greqi që i referohen burimeve zyrtare aty do të vijojë të kërkohet tamponi negativ për të gjithë personat që hyjnë e një test negativ PCR i kryer 72 orë para mbërritjes në territorin grek

“Situata në vendin tonë mbetet kritike. Të dhënat e së mërkurës treguan se nivelet e pozitivitetit në disa zona të Greqisë veriore mbeten në nivele shumë të larta nëse marrim parasysh se kemi qenë në modalitetin e bllokimit për javë të tëra“, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas

Vendimi i Qeverisë greke vlen vetëm për kufijtë tokësorë, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur.