Rajoni

Greqia konfirmon variantin “Mu” të koronavirusit!

Në Greqinë fqinje është konfirmuar varianti “Mu” i koronavirusit, shfaqur për herë të parë në Kolumbi. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY) janë regjistruar 6 raste me variantin “Mu”, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka informuar se pësoi mutacione më rezistente ndaj vaksinave por që ka nevojë për më shumë kërkime.

Dy nga rastet janë konfirmuar në testet e kryera në hyrje të aeroportit “Eleftheros Venizelos” në kryeqytetin grek Athinë ndërsa 4 rastet e tjera në Argolida, Attiki e Ahaia.
Ndërkohë, Delta vazhdon të jetë varianti dominues i COVID-19 në Greqi. Mbi 90% e pacientëve të intubuar janë të pavaksinuar

Në vendin ku vazhdojnë debatet për vaksinat dhe vaksinimin e detyrueshëm, sipas të dhënave të EODY-së 91.7% e 332 pacientëve të intubuar që vazhdojnë trajtimin nëpër spitale, përbëhet nga persona që nuk janë vaksinuar ose që nuk kanë përfunduar vaksinimin.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 13.777 persona e numri i rasteve ditore vazhdon të jetë rreth 3 mijë.