Rajoni

Greqia pranon të vaksinuarit me Sputnik V!

Greqia do të hapë dyert edhe për turistët që kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V. Tashmë, ky destinacion turistik shumë i frekuentuar nga rusët, bëhet vendi i parë europian që hap kufijtë për personat e vaksinuar me Sputnik V.

Ministri grek i Turizmit, Harry Theocharis deklaroi:

Athina nuk do të ketë më nevojë të vendosë personat e vaksinuar në karantinë për 7 ditë pas mbërritjes së tyre. Turistët rusë do të prezantojnë një certifikatë vaksinimi ose një rezultat negativ të testit COVID-19, të kryer 72 orë para fluturimit. Pasagjerët do të testohen gjithashtu rastësisht pas mbërritjes së tyre.

Nëse testi rezulton pozitiv, turistët do të izolohen në një banesë të paguar nga qeveria greke. Njoftimi vjen ndërsa Greqia kërkon të gjallërojë sektorin e saj të turizmit, një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së saj, pasi u godit nga pandemia COVID-19.