Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Grida Duma: “Nuk po bëjmë pjesën tonë me të rinjtë, duhet t’ja themi historinë me gjuhën e tyre!”

“Pardon My Fench” i sotëm nuk mund të kishte ardhur më ndryshe se kaq! Zëvëndësuesi vetëm për episodin e sotëm të Jonidës Eno Popi, pjesë e familjes së TAR dhe krahas tij këngëtari i njohur Alban Ramosaj na shoqëruan me të reja për plot dy orë.

Mirëpo, sot nuk është një ditë si çdo ditë tjetër, pasi data 8 dhjetor mbart një kuptim shumë të veçantë për vendin tonë. Në këtë ditë para 31 vitesh, studentët me organizimin e protestës arritën të ‘shembnin’ komunizmin duke sjellë kështu një herë e mirë demokracinë në Shqipëri, ndaj 8 dhjetori quhet ndryshe Dita e të Rinjve.

E ftuar për të folur në lidhje me këtë temë në një bisedë telefonike ishte Grida Duma. Teksa, ju dha për të dëgjuar një ‘vox-pop’ me të rinj që nuk kishin shumë informacion lidhur me këtë datë, znj. Duma u pyet se çfarë ndjesie i krijon kjo mungesë informacioni.

Lirshmëria që dëgjoj nga këto zëra që nuk e kanë problem se nuk e dinë është shumë e mirë. Kam një vetfajësi për ne, prindërit që nuk po e bëjmë pjesën tonë. Nuk ja themi dot historinë në gjuhën e tyre. Duhet të transportohemi në kohë dhe t’ja themi në kohën e tyre. Të rinjtë e atëhershëm janë njësoj me të rinjtë e sotëm. Ne e tregojmë historinë sikur heronjtë janë në të kaluarën dhe ju jeni të zakonshmit, kështu i heqim protagonizmin. I themi që ju nuk jeni. Historia ndjehet nuk mësohet.  

Po lidhur me organizimin e sotëm në formë feste nga shteti lidhur me këtë datë çfarë mendon znj. Duma?

Argëtim nuk duhet të jetë, as trishtim, por celebrim. Nuk është koha më që ti pëcjellim këto histori me trishtim. Po dështojmë të financojmë artin.