Botë e Çuditshme

Gruaja ‘ribashkohet’ me aparatin e saj fotografik pas 13 vitesh falë peshkatarit!

Një grua është “ribashkuar” me aparatin e saj digjital, 13-vite pasi besohej se e kishte humbur në lumin Colorado. Coral Amayi kishte fotografi të miqve, nga martesa dhe nga diplomimi në aparatin që përfundoi në fund të lumit Animas gjatë vitit 2010. Ajo çfarë e kishte mërzitur më shumë është fakti që nuk kishte arritur t’i shkarkonte fotografitë në kompjuter.

Më kujtohet kur u ktheva në shtëpinë e të dashurit dhe qaja pa kontroll.

Megjithatë, javën e kaluar një peshkatar zbuloi diçka në lumë që në shikim të parë i është dukur e çuditshme. Spencer Greiner nxori nga uji diçka për të cilën nuk ishte i sigurt se çfarë mund të ishte. Pasi e kuptoi se bëhet fjalë për aparat digjital, ai postoi fotografi në profilin e tij, ku shihej aparati.

Në fund arriti të lokalizojë personin që gjendej në shumicën e fotografive dhe kështu edhe ia bëri të ditur se aparatin që e kishte humbur 13 vite më parë, mund ta marrë. Ajo çfarë e gëzoi më së shumti ishte fakti që kartela SD i ka shpëtuar ujit dhe se fotografitë që gjendeshin në të nuk janë dëmtuar.