Lajmet e fundit

Grupi A në Euro 2020: Itali-Uells, formacionet e mundshme!

Italia me 6 pikë dhe që me Belgjikën e Holandën ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Euro 2020-ës, sot luan ndeshjen e fundit në Grupin A. Në orën 18:00 përballet me Uellsin që me 4 pikë, renditet pas kundërshtarit e më tej vjen Zvicra me një pikë ndërsa Turqia nuk ka asnjë.

Trajneri italian Roberto Mancini parashikon ndeshje shumë të vështirë, si nga ana fizike ashtu edhe teknike.

Uellsi ka lojtarë si Daniel James, Gareth Bale e Joe Allen, të cilët janë cilësorë e të aftë.

Për Italinë ka dyshime në sulm. Kush do të luajë në krah të Belotti-t? Mes emrave janë Chiesa, Bernardeschi dhe baby Raspadori. Si mesfushor rishihet Verratti në vend të Barella-s apo Locatelli-t. Nga minuta e parë, në mbrojtje do të jenë Bastoni dhe Emerson Palmieri, me Toloi-n në balotazh me Di Lorenzo-n, nisur nga mungesa e Florenzi-t. Në box Berardi e Chiellini.

Sa i përket Uellsit, Bale në shpatullat e Moore, me Ramsey-in e James-in. Para portierit Ward, katërshja e mbrojtjes duhet të përbëhet nga Roberts, Mepham, Rodon e Davies, si dhe Morrell e Allen.

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Toloi, Bonucci, Bastoni, Emerson Palmieri; Barella, Jorginho, Verratti; Bernardeschi, Belotti, Chiesa.

UELLSI (4-2-3-1): Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Moore.

Nëse Italia nuk humbet takimin me Uellsin dhe ruan kreun e Grupit A atëherë sipas shortit të përcaktuar skuadra e Roberto Mancini-t do të udhëtojë drejt “Ishullit”, për të matur forcat në Wembley me përfaqësuesen që do të renditet në vendin e dytë në Grupin C, Ukrainën ose Austrinë.