Celebrities Gossip Showbiz

Grupi i njohur “Little Mix” feston sot 10-vjetorin e krijimit, por asgjë nuk do të jetë si më parë!

Pavarësisht se së fundmi grupi i njohur “Little Mix” është duke u bërë gati që të marrë një pushim për një kohë shumë të gjatë, vajzat përsëri nuk harrojnë që t’i vlerësojnë rrënjët e tyre dhe hapat e para të tyre drejt suksesit. Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall kujtuan fitoren e tyre në “X Factor” në përvjetorin e 10-të, duke dhënë edhe mesazhe të veçanta në një video të postuar në mediat sociale.

!0 vjet që kur fituam “X Factor”. Momenti më i rëndësishëm që ndryshoi jetën menjëherë për të gjithë ne. Faleminderit për të gjithë mbështetjen gjatë dekadës së fundit.

Pinnock, Edwards dhe Thirlwall mbanin me radhë një foto të të tyren  edhe të ish-anëtares së grupit Jesy Nelson dhe trajneres së tyre Tulisa Contostavlos, ku shfaqen duke festuar fitoren e tyre në skenën e madhe të “X Factor” në muajin dhjetor të vitit 2011. Ato ishin grupi i parë që fitoi shfaqjen.

Edhe pse grupi i vajzave ka njoftuar se do të bëjnë një pushim, ato i kanë siguruar fansat se nuk do të ndahen nga njëra-tjetra. Se sa është e vërtetë një gjë e tillë ne nuk e dimë sepse deklaratat e tyre kanë treguar të kundërtën. 

Ne donim t’ju njoftojmë të gjithëve se pas turneut Confetti në prill/maj të vitit të ardhshëm do të bëjmë një pushim nga Little Mix. Kanë kaluar 10 vite të mrekullueshme, një aventurë e mrekullueshme dhe ne mendojmë se është koha e duhur për të marrë një pushim në mënyrë që të mund të rimbushim energjitë tona dhe të punojmë në disa projekte të tjera. Nuk mund t’ju falënderojmë sa duhet për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pafund që nga fillimi. Ju duam shumë të gjithëve.