Bota Sport

Grupi mjekësor që kujdesej për Maradona do të dalë në gjyq vrasje nga neglizhenca!

Grupi prej tetë profesionistësh shëndetësie që duhet të kujdeseshin për yllin e futbollit botëror Diego Maradona do të dalin në gjyq për vdekjen e tij në vitin 2020, ka vendosur sot një gjykatë në Argjentinë.

Data e procedimeve nuk është caktuar ende por besohet se do të jetë në fund të vitit, thanë zyrtarët.

Në raportin e mëparshëm të dhënë nga grupi mjekësor prokurorët kanë thënë se Maradona kishte qenë në gjendje agonie për 12 orë, dhe nuk mori trajtimin e duhur, teksa mund të kishte qenë ende gjallë nëse do të ishte shtruar në spital.

Tre gjykatës nga San Isidro, në periferi të Buenos Aires, konfirmuan akuzat e vrasjes nga neglizhenca ndaj anëtarëve të grupit mjekësor të Maradona.

Neurokirurgu Leopoldo Luque e psikiatria Agustina Cosachov akuzohen për dështime në kujdesin ndaj Maradona.

Në grupin mjekësor përfshihen gjithashtu psikologu Carlos Diaz, doktorët Nancy Forlini e Pedro Di Spagna, kryeinfermieri Mariano Perroni dhe infermierët Ricardo Almiron e Dahiana Madrid.

Maradona, fitues i kupës së botës me Argjentinën në vitin1986, vdiq nga një atak kardiak më 25 nëntor 2020 në një banesë me qera në periferi të Buenos Aires pasi kishte kryer një operacion dy javë më herët