Sport

Guardiola i prerë: “Unë dua që ai të qëndrojë, por të nxitojë për të vendosur”!

Jo vetëm Julian Alvarez dhe Kevin De Bruyne. Në dyshim për të ardhmen me Manchester City-n është edhe portieri Ederson, i cili ka oferta dhe duket i joshur nga paratë që vijnë nga Arabia Saudite. Braziliani ende nuk ka vendosur, mirëpo është trajneri Pep Guardiola që fton gardianin të vendosë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ai të di si ta përgatisë skuadrën për sezonin e ri.

Guardiola u shpreh:

Unë dua shumë që Ederson të qëndrojë me ne te City, por dua gjithashtu që ai ta ndajë mendjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marrë një vendim. Është një person për të cilin kam shumë vlerësim, një portier i madh padyshim. Por, nëse do të preferojë të largohet atëherë do ta pranoja vendimin e tij me shumë keqardhje.

Garet Southgate i ka dhënë lamtumirën përfaqësueses së Anglisë dhe tashmë kë nisur kërkimi i ethshëm për një pasardhës të tij që të mund të drejtojë këtë përfaqësuese duke e ndihmuar që të bëjë hapin cilësor, ku edhe loja të shoqërojë rezultatet e mundësisht të sigurojë ndonjë trofe.

Sipas gazetës britanike “The Independent”, në listën e dëshirave të Federatës Angleze është Pep Guardiola, por ka një pengesë për momentin që është ajo e kontratës së tij me Manchester Cutyn deri në verën e vitit 2025 dhe ai nuk ka ndër mend ta prishë atë. Sipas këtyre burimeve:

Federata Angleze shpreson që të tundojë Guardiolën duke pritur deri në fundin e kësaj kontrate, pasi do të emërojë përkohësisht Li Karsli si trajner, duke e ngritur në detyrë nga drejtimi i ekipit U21.

Guardiola ka shprehur hapur dëshirën që të drejtojë një ekip kombëtar në të ardhmen dhe Anglia do të ishte një zgjedhje ideale për të, pasi njeh thuajse të gjithë futbollistët për shkak të punës në kampionatin anglez në vitet e fundit me Sitin.