Aktualitet

Guvernatori Sejko: Ekonomia rritje 5.3% këtë vit!

Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, po mban një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare ku tha se ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe se ekonomia ka ardhur drejt përmirësimit në tre muajt e fundit.

Por sipas tij, rimëkëmbja nuk është e plotë dhe pasojat e pandemisë janë të dukshme në rënien e punësimit dhe rritjen e papunësisë.

Ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe ka ardhur drejt përmirësimit ekonomia në tre muajit e fundit. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se rimëkëmbja nuk është e plotë dhe pasojat e pandemisë janë të dukshme në rënie të punësimit dhe në rritje të papunësisë. Politika monetare do të mbetet në kahun lehtësues. Rritja e aktivitetit ekonomik në muajit e fundit ka qenë më e lartë nga sa ne e prisnim. Kemi pasur edhe rritje të inflacionit në shkurt dhe mars edhe pse është poshtë objektivit tonë.

Sejko tha po ashtu se këtë vit parashikohet një rritje ekonomike mbi 5.3%, që është më i lartë se parashikimi i mëparshëm prej 4.9%. Sejko shtoi:

Tremujori i parë i këtij viti ka pasur gjallërim të ekonomisë edhe pse të dhënat janë indirekte. Sektori bankar ka financuar edhe bizneset dhe familjet. Në muajin mars treguesi i kredive me probleme zbriti nën 8% duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 2009. Rritja ekonomike do të jetë mbi 5.3% është parashikim më i lartë se parashikimi i mëparshëm që ishte 4.9%.