Celebrities Showbiz

Guxim apo thjesht ekstravagancë?! Veshja e Cardi B tashmë një meme!

Të gjithë sytë drejt Cardi B në daljen e saj të fundit në Paris ditën e djeshme. Reperja kishte vendosur të vishte një kostum jeshil, e mbuluar komplet nga koka tek këmbët dhe me një kapele që e kishte lidhur rreth kokës. Dhe ndjekësit në rrjete sociale aq deshën dhe e bënë menjëherë virale.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë krahasuar veshjen e artistes me një bimë gjigante jeshile. E në fakt nuk u vëmë faj. Ngjashmërinë e shohim që të gjithë ne pasi është shumë e dukshme.

Megjithatë, krahasimi më epik, ka qenë kur përdoruesit e Twitter-it, kanë thënë se kostumi i saj ngjante me atë të lulediellit që Will Smith kishte veshur dikur në një episod të “The Fresh Prince of Bel-Air”, ndërsa të tjerët thanë se u kujtonte atyre Dipsy nga “Teletubbies”.

Rikujtojmë se këngëtarja e njohur Cardi B asnjëherë nuk ka pasur kurrë frikë që të guxojë. Së fundmi ajo vendosi që t’i mahniste të gjithë me paraqitjen e saj, në ekspozitën e Thierry Mugler gjatë Javës së Modës në Paris. Gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ‘Musee Des Arts Decoratifs’ reperja dukej mjaft sensionale me fustanin e kuq, i cili kishte gura të shkëlqyeshëm kudo. Pjesa më e rëndësishme e të gjithë veshjes ishin pendët e pafundme në pjesën e kurrizit të cilat vinin deri lart dhe e mbulonin atë.

Gjithashtu Cardi B bëri një paraqitje tjetër shumë të çuditshme gjatë Javës së Modës në Paris. Ajo kishte veshur një xhaketë ku vëmendjen më të madhe e merrnin dy pllakat e saj prej ari më formën e gjoksit. Reperja 28-vjeçare vendosi një seri aksesorësh surrealistë, duke përfshirë unaza që ngjanin me dhëmbët dhe një gjerdan zinxhir si sy dhe buzë. Ajo e tejkaloi stilin me një kapelë ari skulpturore po aq tërheqëse që mbulonte plotësisht pjesën e sipërme të fytyrës së saj dhe syzet me stili e veçantë.