Fashion Gossip

Guxim të fortë paska patur, Adam Levine shpenzon 13 orë kohë nga jeta e tij për një tatuazh!

Së fundmi, vokalisti i grupit Maroon 5, Adam Levine, ka bërë një tatuazh gjigant në trup që ka zgjatur plot 13 orë si proces. Ai ka publikuar në Instagram një video gjatë bërjes së tatuazhit, që i mbulon një pjesë të madhe të trupit. Ndërkaq, artisti ka shkruar:

13 orë më vonë.

Këngëtari shihet në video i shtrirë në një krevat, teksa artisti punon mbi këmbën e tij. Tatuazhi fillon në kyçin e këmbës, vazhdon në kofshë dhe shtrihet deri në ijë. Ndërsa artisti që ka punuar tatuazhin e ka cilësuar këngëtarin si një “luftëtar të vërtetë”, duke qenë se ka duruar për një kohë aq të gjatë për të përfunduar tatuazhin.

Rikujtojmë që në vitin 2013, Levine është shprehur për revistën “People” se i pëlqejnë shumë tatuazhet. Ai ka treguar se tatuazhet janë si kujtim për disa ngjarje që ka kaluar në jetë.

Tatuazhet me kalimin e kohës marrin një trajtë të çuditshme historie apo busulle. Ato gjithmonë më kujtojnë këtë udhëtim të gjatë, të çuditshëm dhe të mrekullueshëm që ka qenë jeta.

Këngëtari ka disa tatuazhe të tjera në trup, ku mund të përmendim një tjetër tatuazh gjigant në këmbën tjetër, për të cilin ju deshën 3 ditë për t’u realizuar në muajin maj.

Ju rikujtojmë, se kritiku më i madh i këngëtarit të njohur, është vajza e tij e vogël. Ndërkohë që pjesa tjetër e botës, mendon për liderin e Maroon 5 dhe për vokalin e tij të mrekullueshëm, vajza e tij Dusty rose, vetëm 3-vjeçe duket se nuk është shumë e impresionuar nga babai i saj.

Ndërkaq, bashkëshortja e Adam, Behati Prinsloo disa kohë më parë zbuloi për herë të parë se si ra në dashuri me të:

Ne u prezantuam nga një mikja jonë e përbashkët nëpërmjet Email-it. E gjitha nisi si një çështje pune por mesazhet nuk ndaluan kurrë. Ramë në dashuri dhe kur u takuam për herë të parë e kuptuam se ishim bërë për njëri-tjetrin.