Njerëzit bëjnë tatuazhe për një mori arsyesh. Pavarësisht nëse është për të përkujtuar dikë, ose thjesht sepse ju pëlqen një figurë e re, bërja e tatuazhit është një gjë shumë personale. Por një ekspert ka zbuluar vendet më të tmerrshme dhe më të rrezikshme për të bërë tatuazhe dhe pse ekziston një kufi i hollë midis bojës dhe ‘gjymtimit’.
Së fundmi, një burrë anglez ka vendosur që të bëjë tatuazh në këmbë atletet e tij të preferuara. 44-vjeçar Blazej Ambrozak kaloi 8 orë të dhimbshme për të vizatuar atletet Jordan dhe është i lumtur me zgjedhjen e tij.

Burri nga Mançesteri u shpreh se:
Më pëlqeu ideja sepse është diçka ndryshe, që nuk e shikon shpesh. Më dhembi shumë, sidomos te gishtat dhe te thembra, por ia vlejti.

Rikujtojmë, se një djalë në Britaninë e Madhe donte të kishte muskuj barku brenda pak ditësh pa mbajtur dietë apo pa shkuar në palestër. I riu, i cili donte të mbetej anonim, iu drejtua një prej tatuazhistëve më të njohur në Mançester, Dean Gunther, i cili vizatoi një “breshkë” perfekte në bark, për të cilën u deshën dy ditë për të përfunduar tatuazhin.