Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Habit stjuardesa: “Pasagjerët nuk duhet të na telefonojnë kurrë…”!

Kristina nga Moska, e cila ka punuar për gjashtë vjet si stjuardesë, poston për stilin e saj të jetesës në Instagram, aty ku numëron mbi 12,000 ndjekës. Ajo tregoi për “Daily Star” se iu bashkua kësaj pune sepse pasioni i saj është udhëtimi.

Është kaq interesante të mësosh mbi kulturat e reja, të shikosh vende të ndryshme, është një përvojë e mirë.

Sipas Kristinës, pjesa me e preferuar e punës është mirëpritja e pasagjerëve, kujdesi për ta, ofrimi i çdo ndihme nëse është e nevojshme, si dhe buzëqeshja reciproke mes tyre. 27-vjeçarja që ka vizituar 24 vende me punën e saj, tashmë është e njohur edhe në rrjetet sociale. Madje ajo ka treguar se ndihet mirë kur pasagjerët e njohin nga Instagrami.

Më pëlqejnë edhe ata që më thërrasin me emrin tim të cilët ndjekin rregullat e kompanisë sonë dhe veprojnë me mirëkuptim për punën tonë.

Por Kristinës nuk i pëlqejnë aspak ata pasagjerë, që mendojnë se e dinë punën më mirë se ajo dhe duket se e acarojnë ata që i kërkojnë ekuipazhit ujë.

Numri një, mos shtypni butonin e thirrjes për të kërkuar një gotë ujë, sepse puna jonë është e vështirë. Do u rekomandoja që të shkoni vetë për të pyetur për aq kohë sa mund të lëvizni.

Kur bëhet fjalë për avionët dhe linjën ajrore, e dimë se po flasim gjithashtu edhe për shumë rregulla dhe kufizime. Këtë gjë e tregon puna e një stjuardese, e cila duhet të zbatojë disa rregulla, të cilat ne mund të na duken jo normale. Sigurisht që kjo nuk është një punë normale 8 orarëshe, por ka përfitimet e veta. Për të gjithë ju që e keni menduar si një mundësi punësimi pozicionin e stjuardesës, duhet me patjetër të njiheni me veprimet të cilat i keni të ndaluara të kryeni gjatë punës.