Në një intervistë për “Bild”, sulmuesi i Dortmund, Sebastian Haller u rikthye të fliste për sezonin e fundit dhe u shpreh se:
Humbja e trofeut për klubin e Bundesligës ishte më e keqe se diagnoza e kancerit në testikuj. Ndjeva më shumë dhimbje atë ditë se sa kur mora vesh për sëmundjen time. Nëse je i sëmurë nuk mund të bësh asgjë për këtë. Duhet ta pranosh dhe ta kalosh. Por atëherë ne kishim titullin në dorë, mund ta vendosnim fatin tonë vetë. Fatkeqësisht duhet të pranojmë me dhimbje se kemi bërë gabime ose kemi marrë vendime të këqija. Mundësitë e humbura ju hanë nga brënda. Ju mendoni se çfarë mund të kishit bërë më mirë, por gjithashtu mësova, veçanërisht gjatë sëmundjes që të mos lejoj që gjërat negative të më pushtojnë.