Rajoni

Hagë, sot seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale të Hagës sot zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Zyra e Prokurorit të Specializuar këmbëngul që gjyqi ndaj tyre të fillojë në shtator të këtij viti. Përfaqësuesit e akuzës argumentojnë se afati i përcaktuar i jep mbrojtjes, kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur e po ashtu mundëson hetim paraprak mbi një çështje të përcaktuar qartësisht.

Në shkresën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar drejtuar gjykatës, gjithashtu thuhet se “Ulen rreziqet nga ndërhyrjet apo frikësimet e dëshmitarëve në rastin e një gjykimi të zgjatur”. Por avokatët e të akuzuarve për krime lufte argumentojnë se “përcaktimi i një afati të shkurtër kohor është përpjekje për të minuar një gjykim të drejtë” duke pretenduar se “gjyqi nuk mund të fillojë të paktën për 18 muaj”.