Celebrities Gossip Showbiz

Hailey Bieber paska një inat personal me mbrëmjen më të madhe të modës dhe arsyeja qenka serioze!

Supermodelja e njohur dhe njëkohësisht bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, Hailey Baldwin ka një histori mjaft të keqe me mbrëmjen më të madhe të modës ‘Met Gala’. 24-vjeçarja u shfaq në emisionin e ‘The Ellen DeGeneres’, ku foli për arsyen pse beson se Met Gala është “e mallkuar” për të.

Herën e parë që shkova në Met, të nesërmen në mëngjes, ktheva kyçin e këmbës dhe theva këmbën. Ishte një gjë wow. Unë isha 18 vjeçe, kështu që kjo ishte shumë kohë më parë. Por, një vit më pas, unë theva të njëjtën këmbë. Kështu që nata e Met Gala ose 24 orët brenda Met Gala janë të mallkuar për mua.

Prezantuesja e ftuar Yvonne Orji më pas bëri shaka se modelja e cila ka bërë gjashtë paraqitje radhazi në eventin e mbushur me yje duhet të konsideronte të mos merrte më pjesë, por Baldwin tha se ajo mendon se fati i saj i keq ka kaluar. Baldwin mori pjesë në ‘Met Gala 2021’ së bashku me bashkëshortin Justin Bieber.

Rikujtojmë se së fundmi Hailey u përgjigj pyetjeve të fansave në një video të postuar në kanalin e saj në YouTube dhe bëri të qartë se nuk do të performojë asnjëherë me bashkëshortin e saj, Justin Bieber. Zbulimi i sinqertë erdhi kur një fans e pyeti Hailey-n nëse ajo ka kënduar ndonjëherë me Justin në skenë. Duke iu përgjigjur pyetjes, Hailey u tall me një shprehje serioze:

Kjo tingëllon tragjike. Unë kam zë të mirë, por nuk mund të këndoj ashtu siç mund të këndojë një këngëtar. Do të ishte shumë zhgënjyese.

Dyshja e njohur në vitin 2018 u martuan në një gjykatë në New York. Një vit më vonë, ata u martuan përsëri në një ceremoni private në Karolinën e Jugut. Justin foli për dëshirën e tij për të pasur fëmijë së shpejti në një skenë nga dokumentari kryesor i ‘Amazon Studios’ me titull “Justin Bieber: Our World”.

Synimi im për vitin 2021 është që të vazhdoj të vendos synime dhe të argëtohem gjatë realizimit të tyre. Të sigurohem që ta vendos familjen time në radhë të parë me shpresën se do të na bashkohet dhe një bebush i vogël.