Celebrities Showbiz

Hailey Bieber promovon markën e bashkëshortit të saj, Justin ashtu siç i ka hije!

Hailey Bieber u shfaq e mrekullueshme gjatë promovimit të markës së veshjes së bashkëshortit të saj, Justin Bieber.  25-vjeçarja, dukej mahnitëse në veshjet nga marka e Justin “Drew House” në një fotosesion të realizuar në shtëpi që ajo postoi me rastin e “Black Friday”.

Hailey postoi imazhe me veshje  dhe stile të ndryshme teksa pozonte në pjesë të ndryshme të shtëpisë. Fotosesioni i fundit në Instagram-in e saj vjen vetëm katër ditë pasi ajo festoi ditëlindjen me personat e saj më të afërt, përfshirë bashkëshortin Justin.

Festimet u zhvilluan në restorantin e famshëm në Los Angeles “Nobu Malibu”, i cili është kthyer në një nga më të frekuentuarit për të famshmit, veçanërisht nga familja Kardashian. Ndërsa, Hailey ka qenë aktive në rrjetet sociale edhe në Ditën e Falënderimeve, të cilat i festoi me kushërirën e saj, Ireland Baldwin, vajzën e aktorit, Alec Baldwin.

Rikujtojmë se, supermodelja e njohur dhe njëkohësisht bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, Hailey Baldwin ka një histori mjaft të keqe me mbrëmjen më të madhe të modës ‘Met Gala’. 24-vjeçarja u shfaq në emisionin e ‘The Ellen DeGeneres’, ku foli për arsyen pse beson se Met Gala është “e mallkuar” për të.

Herën e parë që shkova në Met, të nesërmen në mëngjes, ktheva kyçin e këmbës dhe theva këmbën. Ishte një gjë wow. Unë isha 18 vjeçe, kështu që kjo ishte shumë kohë më parë. Por, një vit më pas, unë theva të njëjtën këmbë. Kështu që nata e Met Gala ose 24 orët brenda Met Gala janë të mallkuar për mua.

Gjithashtu, së fundmi Hailey u përgjigj pyetjeve të fansave në një video të postuar në kanalin e saj në YouTube dhe bëri të qartë se nuk do të performojë asnjëherë me bashkëshortin e saj, Justin Bieber. Zbulimi i sinqertë erdhi kur një fans e pyeti Hailey-n nëse ajo ka kënduar ndonjëherë me Justin në skenë. Duke iu përgjigjur pyetjes, Hailey u tall me një shprehje serioze:

Kjo tingëllon tragjike. Unë kam zë të mirë, por nuk mund të këndoj ashtu siç mund të këndojë një këngëtar. Do të ishte shumë zhgënjyese.