Celebrities Gossip Showbiz

Hailey Bieber zbulon të vërtetën pas videos ku Justin u akuzua se po i bërtiste!

Justin Bieber është vënë shpesh herë në qendër të kritikave nga fansat, pasi nga disa video apo foto të publikuara së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, ai duket sikur i bërtet apo sillet keq me të. I tillë ishte dhe rasti i fundit kur një video e tyre pas një koncerti në Las Vegas u bë virale.

Shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale menduan se ai po i bërtet asaj. Nga ana tjetër, pati edhe persona që i dolën në mbrojtje duke thënë se ai ka qenë entuziast prej atmosferës në koncert.

Pas gjithë thashethemeve, më në fund ka reaguar vetë Haileyt. 24-vjeçarja ka postuar në “Instastory” një foto ku shihet duke u puthur me këngëtarin, teksa e cilëson fundjavën e tyre të mrekullueshme, duke hedhur kështu poshtë zërat për një debat të mundshëm.

Duke rikujtuar se sa e mahnitshme ishte fundjava e kaluar. Kalova shumë bukur e rrethuar nga kaq shumë dashuri. Çdo histori tjetër që po qarkullon është më shumë se false. Mos u ushqeni nga njerëzit negativë që flasin gjepura.