Ndryshe Politikë

Halit Valteri në Ndryshe: “Meta ka 30 vjet që ha m*…”

Në këtë episod të ‘Ndryshe’ i ftuari ishte politikani Halit Valteri. Z. Valteri jo vetëm që iu përgjigj të gjitha pyetjeve politike dhe ‘pa nivel’ të Salsanos dhe Adit, por dhe nuk na kurseu mendimet e tij të sinqerta lidhur me të gjithë politikanët shqiptarë.

Pyetja e parë për Valterin nuk mund të mos ishte për ish- presidentin, pasi tanimë dihen gjerësisht akuzat e rënda që i ftuari i ka drejtuar, por a ka frikë nga ai nga Ilir Meta?

Jo, aspak. Unë besoj shumë në Zot dhe besimi në Zot të jep një siguri që jetën ta ka dhënë Ai dhe çdo gjë është e shkruar nga ai, nuk i frikësohem askujt, jo vetëm ai. Të rinj si puna ime duhet ta kenë gur themeli të jetës së tyre që të luftojnë për të drejtën dhe të vërtetën. Unë mendoj që Meta ka bërë shumë ‘zullume’. Meta ka 30 vjet që han m* dhe 30 vjet këta kanë pirë gjakun e shqiptarëve. Meta duhet të provojë njëherë burgun si burrat. Rama nga të gjitha të këqijat është e keqja më e vogël, nuk jemi më në kohën e rrumpallës, është një shtet që funksionon. Po të kesh një opozitë të fortë perballë nuk bën dot gabime.

Ka më ‘fishekë’ akuze për të goditur z.Valteri?

Po ka kurajo dhe vullnet ka fishekë sa të duash. Unë nuk është se i jam vënë me bukë me vete atyre, por populli duhet të kuptojë që nuk janë më të paprekshëm. SPAK-u ka filluar të lëvizë, kemi ministra, ish- ministra, deputetë të arrestuar. Mendoj që petët e byrekut po lëvizin, nuk ka majtas, djathtas, deri tani janë arrestuar majtas, ka një paanshmëri të funksionimit të SPAK-UT.

A është z. Valteri i angazhuar në ndonjë parti politikisht?

Jam bërë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste. Rama nuk ka marrëdhënie të këqija me askënd.

Z.Valteri nuk mund të largohej nga intervista pa folur dhe paksa për jetën e tij private dhe fëmijërinë e tij.

Pjesën e politikës e kam pasur gjithmonë qejf, familja ime ka qenë e internuar. Kam pasur shumë të dashura.