Tech

“Hall” miliarderësh, ju njohim me dëshirën e rradhës së Elon Musk!

Pas ndërtimit të makinave dhe kamionëve elektrikë si dhe transformimit të eksplorimit të hapësirës, ​​miliarderi Elon Musk duket se ka një tjetër plan, atë të avionëve elektrikë të ngritjes vertikale. Ai u shpreh se po “vdes” për të krijuar avionë supersonikë elektrikë që do të përdornin teknologjinë vertikale të ngritjes dhe uljes (VTOL). Me Musk-un i njohur për marrjen e vendimeve jokonvencionale që fillimisht duken shumë të largëta, kjo nuk duhet të jetë befasuese.

Sipas medieve të huaja, kur Musk foli për herë të parë për makinat elektrike, jo shumë ishin të bindur që mund të realizoheshin, kryesisht për shkak të sfidave teknologjike dhe tregtare. Pastaj ndodhi Tesla.

Diamandis, themeluesi i Fondacionit XPRIZE tha nëpërmjet një postimi në Twitter se:

Elon Musk ka luajtur një rol masiv në eksplorimin e hapësirës, makinave dhe adoptimin e energjisë së gjelbër. Me cilën industri dëshironi që ai të merret më tej? Zgjedhja ime është aviacioni… Cila është e juaja?

Përveç drejtimit të kompanive shumë miliardë dollarëshe Tesla dhe SpaceX, Musk themeloi startup-in Neuralink, i cili zhvillon ndërfaqe të implantueshme të trurit-makinerisë dhe një kompani tunelesh, “The Boring Company”. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i laboratorit kërkimor të inteligjencës artificiale ‘OpenAI’.

Për më tepër, ai shpesh adreson çështje që lidhen me industrinë e kriptove përmes llogarisë së tij në Twitter. Me SpaceX, Musk ka thënë se dëshiron të kolonizojë Marsin dhe t’i bëjë njerëzit specie “shumëplanetare”. Kjo nuk është hera e parë që Musk shpreh interes për aeroplanët elektrikë. Në korrik, ai bëri një deklaratë të ngjashme. Para kësaj, në vitin 2018, gjatë podcast-it të Joe Rogan, Musk tha se kishte disa ide të shkëlqyera se si të bënte VTOL elektrike.

Ndërkaq, SpaceX tani vlen më shumë se 100 miliardë dollarë duke tejkaluar konkurentin Lockheed Martin. Vlerësimi vjen pas shitjes së aksioneve dytësore nga investitorët ekzistues. Investitorët shitën aksionet me vlerë deri në 755 milionë dollarë në kompaninë hapësinore të udhëhequr nga Musk, duke i dhënë asaj një vlerë prej 100.3 miliardë dollarë. Me këtë shifër, SpaceX ka tejkaluar vlerën e kontraktorëve të tjerë të hapësirës, ​​përfshirë Lockheed Martin, e cila ka një kapital tregu prej 97 miliardë dollarësh.