Celebrities Fashion Lifestyle Live From Tirana

Halloween po vjen dhe stilisti Desi Doce na tregon për TAR trendet e veshjeve të këtij viti!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar stilisti Desi Doce për të na folur pak më shumë për festën e Halloween-it. Sa ka ndryshuar mënyra e të festuarit këtu në Shqipëri dhe çfarë veshjesh janë trend këtë vit për këtë festë? Për më shumë Desi na thotë:

Halloween-i është një mënyrë kamuflazhi për disa njerëz për t’u veshur ashtu si duan. Më përpara visheshe tamam frikshëm, kurse tani shkon më nga pjesa e të dukurit të një personazhi që ti do të jesh. Trend-et kanë filluar të duken nëpër rrjete sociale. Ky vit është viti i serialeve ku shumë persona shfaqen si personazhet e tyre të preferuar. Jeffrey Dahmer është një trend pak i rrezikshëm, ka shumë promovim kanibalizmi dhe racizmi që nuk janë të mira por për festën e Halloween-it duket mirë. Edhe seriali me Pamela Anderson, kanë nisur rikrijimet e stilit të saj. Ndërkaq, për mua diçka që është e mbibërë nuk do ta propozoja, është bërë më shumë seç duhet djalli, ëngjëlli, stili kaubojs si dhe gjaku i tepruar duhet eliminuar. Nëse flasim për një look që unë do të propozoja do të ishte një personazh i Matrix-it i gjithi me lëkurë, një kostum i gjithi me lëkurë të zezë, me syze të zeza dhe je “IN”.

Nëse do të kishe përballë një element klasik të Halloween-it çfarë do të krijoje?

Me një xhaketë xhins sot mund të bësh nje outfit të tërë. Me kapelen e shtrigës mund të shkonte një palë xhinse të prera te gjuri, një ‘crop top’ dhe një kapele shtrige. Nëse flasim për trend-et e këtij viti janë xixat, korsetë, mëngët e fryra. Portokallinë do e fusja te korsetë ose të mëngët. Është pak e rrezikshme si ngjyrë dhe duhet të jetë në masën e duhur.