Showbiz

Halsey vjen ndryshe në projektin e ri muzikor

Fansat e quajnë atë një artiste të vërtetë pasi jo vetëm këndon por edhe aktron, kërcen, luan në instrumenta muzikorë madje dhe pikturon.

Projektet muzikore të Halsey gjithmonë janë mirëpritur nga publiku i cili për herë të parë i dha mundësinë të fitonte një kupë në “MTV”.

Halsey sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor ku shfaqet më seksi se kurrë. Prurja e saj quhet “You Should Be Sad” dhe ka elemente të muzikës ‘country’ madje edhe stili i të vëshurit dhe klipi në tërësi është i tillë.

Si rrallëherë këngëtarja 25-vjeçare është veshur apo më mirë të themi është zhveshur duke shfaqur format trupore mjaft të tonifikuara.