Showbiz

Halsey zbulon për herë të parë sëmundjen e saj

Këngëtarja e famshme Halsey për herë të parë ka zbuluar mbi sëmundjen e saj të cilën e ka mbajtur të fshehur për vite.

Me anë të disa postimeve në rrjetin social Twitter ajo i ka bërë të ditur të gjithëve se vuan nga një patologji gjinekologjike e quajtur Endometrioza ku endometriumi rritet jashtë mitrës.

Në shkrimet e saj këngëtarja 24-vjeçare tregon se deri tani ka bërë 3 aborte dhe 4 operacione ndërkohë që çdo ditë për të është një vuajtje e madhe.

Në të ardhmen Halsey mund ta ketë të vëshitrë të bëhet nënë dhe po bën të pamundurën të ndihmojë në kërkimet për shërimin e kësaj patologjie edhe për femra të tjera që cilat po hasin të njejtin problem.