Sport

Hamilton një legjendë e Formula 1, barazon rekordin e Schumacher; 7 herë Kampion Bote

Lewis Hamilton bën histori duke u shpallur për të shtatën herë Kampion Bote në Formula 1. Me fitoren e sotme të Çmimit të Madh të Turqisë, britaniku barazoi rekordin e pilotit legjendar Michael Schumacher që gjithashtu numëron 7 tituj botërorë. Për të kapur finishin i pari, pilotit të Mercedes iu desh të shpejtonte në një mot të pafavorizuar nga shiu në pistën e Stambollit. Ai duhet ta mbyllte garën me 8 pikë para shokut të skuadrës Valtteri Bottas, dhe ia doli, duke siguruar kështu titullin e katërt radhazi ndonëse u nis i gjashti.

Një muaj më parë 35 vjeçari Hamilton, theu rekordin e të gjitha kohërave që mbahej nga gjermani Schumacher me 91 fitore të Grand Prix, për t’u bërë garuesi më i suksesshëm i Formula 1. Nëse ai do të vazhdojë të garojë në këtë sport, pritet që të vendos rekord të ri sezonin e ardhshëm.

Pas fitores piloti britanik bëri një deklaratë frymëzuese. “Për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që ëndërrojnë të pamundurën, ju mund t’ia dilni! Kam besim te ju”- u shpreh Hamilton menjëherë pasi përfundoi garën.

Ndërkohë pas Hamilton që mori kreun në Çmimin e Madh të Turqisë, në podium u renditen Perez dhe Leclerc.