Celebrities Gossip Showbiz

Hana dhe Loredana emocionojnë publikun në Berlin!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Më i fundit në fakt është një postim ku ka treguar Hanën e cila ndodhet në skenë bashkë me të ëmën e duket shumë e lumtur për këtë fakt. Nga video-t e treguara nga koncerti në Berlin i gjithë publiku bërtet emrin e artistes dhe të bijës shumë i emocionuar. Nuk është çudi nëse vogëlushja ka një prirje drejt skenës apo këndimit pasi të dy prindërit e saj janë artistë.

Faleminderit Berlin

Shumë spekulime ka pasur nëse Lori është apo jo në një lidhje e me anë të një postimi në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.