Bota

“Hani më pak”! Koreja e Veriut në krizë, Kim Jong Un paralajmëron qytetarët!

Koreja e Veriut po përballet me një mungesë ushqimesh për shkak të mbylljes së kufirit me Kinën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo mungesë ka bërë që lideri suprem, Kim Jong-un të paralajmërojë qytetarët që duhet të hanë më pak ushqim deri në vitin 2025, pra për të paktën 3 vite, kohë kur është parashikuar që të rihapet edhe kufiri me Kinën.

Qytetarët koreano-veriorë janë të shqetësuar mbi këtë situatë, sipas tyre do ta kenë shumë të vështirë ta përballojnë, sidomos periudhën e dimrit.

Mungesa e ushqimit është një emergjencë. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konservojnë dhe konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025, ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh”, tha një qytetar.

Nga janari i 2020 Korja e Veriut mbylli kufirin me Kinën, si masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Mirëpo kjo masë goditi ekonominë e Koresë së Jugut, ku çmimet e mallrave u rritën ndjeshëm pasi kërkesa nga qytetarët tejkaloi ofertën.