Aktualitet

Hapen me forcë dhe shqyen dyert e blinduara të selisë së PD/Protestuesit hyjnë brenda!

Pas dy orëve protestuesit kanë arritur të shpërthejnë derën kryesore të godinës së selisë së PD-së. Ata janë futur në hollin e katit të parë me thirrjet

Liri Demokraci

Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së. Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”.

Që pas nisjes së protestës së thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha në orën 12:00. Mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë. Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda. Në lidhje me këtë situatë në Partinë Demokratike ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim duke bërë thirrje që të mos ketë dhunë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Qytetarët që prishin rendin dhe sigurinë, duke ndërmarrë akte dhunë do të përballet me forcën e ligjit.

Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.