Aktualitet

Hapet aksi Qafa e Thorës-Theth! ARRSH: Tashmë mund të vizitoni fshatin turistik!

Rruga e Qafa e Thores-Theth, është hapur për herë të parë në këtë periudhë dhe tashmë qytetarët mund të kalojnë në aksin e vështirë malor.

Siç njofton ARRSH, në lartësinë mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, ku dendësia e borës arrin deri në 4 metra dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve, bënin të vështirë punën e borëpastruesve dhe punëtorëve. Por tashmë rruga është liruar dhe mund të vizitohet fshati turistik i Thethit, pa probleme me qarkullimin.

Njoftimi i ARRSH:

‘Hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thores-Theth! Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth! Një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve.

Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, Thethin pa probleme me qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.’- njofton ARRSH.