Sport

Hapet Olimpiada e Tokios, parakalon delegacioni i sportistëve nga Shqipëria!

Pas shumë dilemash e shqetësimesh, Tokio mbërriti te ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të shtyra nga viti i kaluar për shkak të pandemisë. Tashmë do të zgjasin deri më 8 gusht dhe sot parakaluan pjesëmarrësit e delegacioneve sportive, mes tyre i Shqipërisë.

Përmes metaforave e simboleve, u vunë në pah vështirësitë e botës e të sportistëve në veçanti nga koronavirusi. Në fokus, tema e rilindjes dhe marrëdhënieve njerëzore gjithnjë të pranishme.

Pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të koronavirusit

Më tej, mes këngëve e kërcimeve, performuesit formuan 5 rrathët që përbëjnë simbolin e Olimpiadës

Numri i të pranishmëve nuk i kalon 950, mes tyre presidenti francez Emmanuel Macron e Zonja e Parë e Amerikës, Jill Biden.

Ndërkaq, stadiumi duket i mbushur me njerëz por në të vërtetë nuk është: 

Jashtë stadiumit, në Tokio pati protesta nga njerëz që kërkuan anulim të Lojërave, për të shpëtuar jetë përballë kërcënimit nga koronavirusi.