Aktualitet

Hapet pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi!

Ditën e sotme është hapur pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur. Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Grabom tha se në këtë pikë të re kufitare me Malin e Zi qëllimi është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE.

Qëllimi ynë që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Kjo është ajo që ndodh brenda Bashkimit Europian. Ku ka 2 pika bashkimit mes 2 vendeve nuk ka barriera, nuk ka pika kontrolli dokumentesh. Edhe në këtë synojmë këtu. Që të realizojmë 4 liritë e BE-së, lëvizje e lirë e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve. Ky është dhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që synon pikërisht që njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë”, ka thënë Rama.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç i cili tha se kjo konfirmon forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Krivokapiç e vuri theksin te bashkëpunimi, ndërsa tha se vendet nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin, por se bashkë mund të bëjnë shumë.