Aktualitet

Hapet tuneli 5 te sheshi “Shqiponja”, ja si do të shpërndahet trafiku!

Hapet qarkullimi i automjeteve nga tuneli numër 5 në ish-sheshin ‘Shqiponja’, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve që hyjnë dhe dalin nga Tirana.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë inspektimit u shpreh se kjo do të jetë rrjedha definitive e shpërndarjes së trafikut në sheshin ‘Shqiponja’ dhe do të ndikojë ndjeshëm në trafikun e mjeteve.

Sipas shpjegimit të specialistëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, mjetet në ish-sheshin ‘Shqiponja’ do të qarkullojnë në këtë mënyrë:

– Lëvizja e automjeteve nga autostrada në drejtim të Zogut të Zi, dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0.

– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.