Celebrities Gossip

Harry dhe Meghan të zemëruar me Mbretëreshën Elizabeth, por pse?!

Harry dhe Meghan vendosën të largoheshin nga familja mbretërore pasi një foto e tyre dhe e foshnjës Archie u hoq kur Mbretëresha mbajti fjalimin e saj për Krishtlindje, pretendon një libër i ri. Çifti dyshohet se u mërzit kur imazhi mungonte gjatë transmetimit festiv të monarkes në vitin 2019.

Muaj më vonë ata tronditën familjen mbretërore duke njoftuar se do të largoheshin dhe do të fillonin një jetë të re jashtë shtetit. Libri i ri, “Brothers and Wives: Inside The Private Lives of William, Kate, Harry and Meghan” nga Christopher Andersen, pretendon se Mbretëresha kërkoi që të hiqej imazhi.

Fotoja me kornizë fillimisht ishte në një tavolinë së bashku me imazhe të tjera familjare, duke përfshirë fotot e William dhe Kate, Princ Charles dhe Camilla, babai i mbretëreshës George VI dhe Duka i Edinburgh. Por përpara regjistrimit, ajo urdhëroi një ndihmës të hiqte foton, e cila shfaqte Harry dhe Meghan duke mbajtur në krahë djalin e tyre 7-muajsh Archie. Sipas librit, një burim tha se mbretëresha shikoi mbi tavolinat ku ishin rregulluar fotografitë që ajo kishte zgjedhur me aq dashuri.

Ajo i tha regjisorit se të gjitha fotot, përveç asaj të vogëlushit, ishin mirë, thuhet. Monarkja pretendohet të ketë treguar me gisht imazhin në kornizë dhe të ketë thënë:

Ai, mendoj se nuk kemi nevojë për atë.

Thuhet se Mbretëresha e kundërshtoi Harry dhe Meghan, sepse ata kishin zgjedhur të kalonin Krishtlindjet në Kanada me mamanë e Meghan, Doria Ragland.