Showbiz

Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk e fshehin më dashurinë e tyre edhe në publik!

Një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it të huaj janë Harry Styles dhe Olivia Wilde. Prej kohësh tashmë ata janë në një marrëdhënie shumë të lumtur duke u shfaqur krah njëri tjetrit nëpër evente të ndryshme, madje Olivia është fansja numër 1 e artistit pasi e shoqëron atë në pothuajse çdo koncert e shihet në prapaskenë duke kënduar e kërcyer. jo vetëm ajo por dhe nëna e saj, gjë që na tregon se lidhja e tyre është kthyer në diçka shumë serioze dhe familjare.

Jo më larg se ditën e djeshme, Harry dhe Olivia janë parë duke ecur bashkë nëpër rrugët e New York teksa konsumonin një pije të shëndetshme. Çifti dukej tepër i lumtur me njëri tjetrin, kjo shihej më së qarti në buzëqeshjen e Olivias, sigurisht nuk mungonin përqafimet. Mendohet se Olivia ka udhëtuar në drejtim të New York vetëm për të takuar dhe shpenzuar kohë me partnerin e saj gjatë momenteve kur ka pushim nga turneu i koncerteve.

Kujtojmë se fillimisht lidhja e tyre nuk u prit mirë nga fansat e këngëtarit, por me kalimin e kohës ata janë kthyer në një prej çifteve më të preferuar të publikut të huaj por dhe atij shqiptar.
Dyshja është afruar më shumë gjatë xhirimeve të filmit në të cilin Styles do të jetë aktor kryesor “Don’t Worry Darling”, nën regjinë e Olivia Wilde.
Në trailer ai shfaqet duke puthur Florence Pugh dhe diçka e tillë nuk ka ndikuar në lidhjen e tyre, diçka shumë e mirë kjo që duhet vlerësuar dhe praktikohet nga çdo çift, për të ndarë jetën personale nga ajo profesionale.