Celebrities Gossip Music Showbiz

Harry Styles i ofrohet shifra marramendëse për të performuar në një koncert privat!

Thuhet se këngqtarit të njohur Harry Styles i janë ofruar 1.3 milion dollarë për të kënduar në koncertin privat për festën e Vitit të Ri në Miami Beach në Florida. Ndërsa oferta ishte sigurisht joshëse, këngëtari 27-vjeçar i hiti “Watermelon Sugar” me sa duket ende po peshon opsionet e tij nëse do të performojë.

Në fillim, një burim tha për “The Sun” se Harry nuk mund ta besonte fatin e tij që iu ofruan një milion dollarë për të kënduar disa këngë. Artisti britanik u ftua për koncertin privat, një ditë pas performancës së tij në “Capital One”, që do të mbahet më 30 dhjetor. Një tjetër burim i brendshëm pranë këngëtarit, zbuloi se ai ndryshoi mendje dhe nuk planifikon më të bëjë koncertin privat sepse dëshiron të kalojë kohë me të dashurën e tij, Olivia Wilde.

Çifti u lidh për herë të parë në muajin janar, teksa filmonin filmin e saj të ardhshëm ‘Don’t Worry Darling’. Pasi ajo është drejtuesja kryesore e thrillerit-psikologjik, në të cilin edhe Harry është pjesë e kasitit. Wilde edhe më parë e ka mbështetur Styles në koncertin e tij të shtatorit në Las Vegas, ku ai filloi turneun e tij ‘Love On’.

Lidhja e re e Wilde vjen pasi ajo dhe Jason Sudeikis i dhanë fund fejesës së tyre në fillim të vitit të kaluar. Ata kishin filluar të takoheshin me njëri-tjetrin që në vitin 2011 kur më pas në 2013 vendosën që të fejoheshin. Wilde dhe Sudeikis janë prindër të dy fëmijëve Otis Alexander dhe Daisy Josephine.

Rikujtojmë se, aktorja bukuroshe Olivia Wilde mesa duket ka arritur tashmë edhe në fazën e ndarjes së bizhuterive me këngëtarin Harry Styles.  Një detaj i vogël ky por që ka rënë shumë në sy. Gjatë eventit madhështor të modës nga marka e njohur “Gucci” në Los Anxhelos, aktorja 37-vjeçare kishte zgjedhur që të vendoste një gjerdan shumë të njohur ari me kryq, i cili mendohet që të jetë i këngëtarit të njohur Harry.