Celebrities Gossip Showbiz

Harry Styles me një linjë të re kozmetike?

Një linjë kozmetike do ti përshtatej më së miri Harry Styles, i shumëpëlqyer nga vajzat për pamjen e tij fizike.

Duket sikur ylli i ish grupit ‘One Direction’, përveçse këngëtar, tekstshkrues, aktor dhe ‘influencer’ do të nis karrierën e tij dhe në fushën e biznesit. Harry duket se do të lançojë një linjë të re me produkte kozmetike. Një ‘fanpage’ i këngëtarit në rrjetin social Twitter ka zbuluar se është regjistruar një biznes i ri nën emrin e tij.

Natyra e biznesit thuhet të jetë me produkte kozmetike dhe parfume. Sipas dokumentacioneve, Harry Styles është listuar si ‘drejtor’ i firmës. Thuhet se kompania do të mbajë emrin ‘Pleased As Holdings Limited’ dhe do të përfshijë produkte për të dyja gjinitë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tij, por me siguri të gjithë fansat e tij po e presin me padurim.