Celebrities Showbiz

Harry Styles sapo na dha këshillën më të mirë të dashurisë!

Më 22 Shtator, gjatë ndalesës së tij “Love on Tour” në Saint Paul, Minesota, këngëtari i hitit “Watermelon Sugar”, Harry Styles dha disa këshilla ekspertësh për këdo që pyeste nëse duhet t’i shkruante apo jo dikujt. Por sipas mendimit të Styles, nëse edhe ju duhet të pyesni, me siguri ju tashmë e dini përgjigjen.

Fjalët e mençurisë së yllit të popit erdhën kur një fanse e tij mbajti një tabelë që shkruante: “A duhet t’i dërgoj një mesazh?” Sigurisht, kishte shumë kontekst që mungonte. A është personi në fjalë një ish-partner? A është ai një djalë i rastësishëm që ky person e takoi në Tinder? A kanë shkuar në disa takime por nuk kanë asgjë zyrtare? Fatkeqësisht, të gjitha këto detaje thelbësore nuk mund të futen në posterin e kësaj fanseje, por kjo nuk e ndaloi këngëtarin të ndante mendimet e tij.

Sipas mendimit tim, nëse ‘duhet’, atëherë kjo nuk është më as pyetje. Ndoshta po pyet veten: A duhet t’i shkruaj, mos po i shkruaj shumë shpejt ose po mendon t’i shkruash për dy herë rresht…Mendimi im personal është se nëse sheh se po luajnë lojëra: Plehra, plehra, plehra, jo për ju!

Është e qartë se këngëtari i “Adore You” ndjek të njëjtat kritere kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e tij. Në fillim të janarit, thashethemet filluan të qarkullojnë se Styles po takohej me kolegen e tij të filmit “Don’t Worry Darling”, Olivia Wilde, e cila u nda nga partneri i saj Jason Sudeikis në fillim të vitit 2020. Në atë kohë, “Page Six” publikoi fotografi të dyshes që mbaheshin përdore në një dasmë. Një burim i tha “People” se ata ishin takuar për disa javë.

Çifti është parë së bashku disa herë që nga ajo kohë. Ata janë fotografuar në shtëpinë e Styles në Los Angeles dhe jashtë e me miqtë në Santa Barbara. Në fillim të lidhjes së tyre, dyshja gjithashtu thuhet se u kapën në shtëpinë e James Corden, i cili është një mik i vjetër i këngëtarit.

Rikujtojmë se, dyshja shpeshherë kanë bërë dalje publike te përbashkëta duke treguar sa shumë të dashuruar janë me njëri-tjetrin. Një tjetër çast ky, kur çifti shumë i dashur është vendosur përsëri në qender të vëmendjes. Ka ndodhur pikërisht për koncertin e këngëtarit i cili është organiyuar në Washington. Fansat po e prisnin me padurim këtë çast, por duket se, dikush është fansi më i madh i Styles. Bëhet fjalë për Olivia, një video e së cilës, është publikuar nga një faqe fansash ku duket se Wilde po e shijon shumë koncertin e të dashurit te saj.