Fashion Showbiz

Harry Styles surprizon sërish me veshjen e tij! Këtë herë për Halloween!

Ish-ylli i grupit shumë të famshëm “One Direction”, Harry Styles, ka korrur një sukses të paparë që prej fillimit të karrierës së tij si artist solo.

Këngët e tij dëgjohet e njihen nga të gjithë dhe janë kthyer në hite të mëdha. Të shumta kanë qenë koncertet e këngëtarit, në të cilat janë prezent mijëra fansa që mbajnë rradhë me ditë.

Pas qetësimin të gjendjes prej pandemisë, Styles ka rinisur turin tij “Love On Tour” me të cilin ka patur shumë sekses dhe çdo natë mahnit me veshjet në skenë.

Mbrëmjen e djeshme, prej festës së Halloween, ai u shfaq i veshur me një fustan, duke rikrijuar veshjen e Dorothy nga “Magjistari i Oz-it”.

Harry është një ndër ta persona që jep mesazhe të forta me çdo levije të tijën dhe asgjë nuk është aq rastësore. Ai përpiqet të tregojë se duhet të ndihesh mirë me veten dhe të bësh atë që të pëlqen, vish atë që do dhe ndihu rehat.
Të njëjtën gjë bën dhe Harry, dhe nuk kemi parë ende një veshje në të cilën ai nuk është dukur mirë.

Për t’ju rikthyer kostumit të tij për Halloween, duke dashur t’i japë jetë karakterit që kishte zgjedhur, artisti vendosi të këndojë këngën që Dorothy performon në film, “Somewhere Over The Rainbow”.