Celebrities Gossip Showbiz

Harry Styles vjen me surpriza të reja, një album i ri “po gatuhet”!

“Ai është vërtet i emocionuar për këtë”: Harry Styles po përgatitet në mënyrë sekrete të befasojë fansat me një album të tretë, i cili do të dalë së shpejti. Këngëtari thuhet se është duke përgatitur një surprizë dhe bëhet fjalë pikërisht për një album.

Pasi kaloi dy vitet e fundit duke ju përkushtuar një seri hitesh të reja, 27- vjeçari krijuesi i hitit “Watermelon Sugar” besohet të jetë gati për të finalizuar listën e këngëve të LP. Lançimi i tij ishte përgatitur për t’u bërë më herët, megjithatë pandemia e detyroi Harry-n të shtyjë projektin.

Një burim zbuloi për The Sun se:

Harry filloi të punonte për albumin në fillim të vitit 2020 dhe kishte disa tekste këngësh të gatshme para se pandemia të fillonte. Si rezultat planet u pezulluan, por shumica e regjistrimeve përfunduan duke u regjistruar në MB. Për sa i përket detajeve të sakta janë top sekret, por lista e këngëve duhet të vendoset së shpejti. Harry është vërtet i emocionuar për albumin.

Lajmi vjen pasi mamaja e Harry, Anne Twist konfirmoi se gjyshi i tij kishte ndërruar jetë në mediat sociale me një mesazh emocionues ditën e hënë. Anne tregoi se familja është “zemërthyer”, ndërsa falënderoi fansat dhe miqtë për mbështetjen e tyre. Ajo postoi një fotografi të saj me babanë Brian Selley, duke e përshkruar atë si “trim dhe guximtar”.

Zemra ime është thyer edhe një herë … familja jonë është tronditur nga humbja e babait / gjyshit / vëllait / mikut tonë. Babi, ishe aq trim dhe guximtar, gjithmonë i buzëqeshur. Ne të duam pafund dhe përgjithmonë. Shko të qëndrosh me mamanë.