Celebrities Gossip Lifestyle Live From Tirana

“Hë mo, u bëre ti?”/Tea Dupi flet për shoqëritë toksike mes VIP-ave!

E ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte blogerja Tea Dupi për të folur rreth një teme që secili nga ne e njeh shumë, qoftë për mirë apo për keq. Aq burim dashurie sa dhe dhimbje, miqësia është një aspekt i detyrueshëm në jetën e çdo njeriu. Fundja fundit, shumë i konsiderojnë miqtë si familja e tyre e dytë. Fillimisht, ajo u pyet rreth marrëdhënieve që personazhet e showbiz-it kanë me njëri-tjetrin. Për këtë e shumë të tjera zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, e pyetur se cilat janë elementet kryesore të miqësisë, Tea tha:

Pikëpamja që ke për botën dhe njerëzit, të jesh gjithëpërfshirës dhe të jesh solar. Ta duash tjetrin për atë që është. Një mik i mirë është ai që të bën vërejtje, të thotë kur bën gabime. Në Shqipëri, kjo është problem. Nuk i thua dot diçka pa e marrë personale. Miqtë e mirë të ulin me këmbë në tokë.

Në temën e kulturës rreth miqësisë në Shqipëri, Dupi ka vëzhguar diçka të çuditshme rreth personazheve të njohur:

Kam vënë re që në intervista të ndryshme, personazhe të rëndësishëm shpesh thonë se, për shembull, kanë kaluar 30 vjet pa folur me dikë dhe kur takohen me këta persona dhe çmallen, duket sikur tani janë miqtë më të mirë. Nëse nuk keni pasur asgjë për të ndarë në këto 30 vite, atëherë si mund ta quani veten miq të mirë? Ka dhe raste kur ke pasur shoqërinë e gabuar. Shprehja më e shëmtuar që ekziston dhe mund të dëgjosh nga njerëz që i konsideroje miq të afërt është ‘e more vesh mo, u bë dhe ajo’. Kush je ti që gjykon një njeri që ka punuar, është zhvilluar dhe ka investuar në vetë për t’ia dalë? Je ti i pari që e pret tek kufiri dhe i thua ‘hë mo, u bëre ti?’. Është e vështirë të gjesh miq të mirë që nuk e thonë këtë.