Aktualitet

HEC-et plot, KESH bleu energji; të dielën u hapën portat për të shkarkuar ujin dhe nuk prodhohej energji

Reshjet e dendura të shiut bënë që Korporata Elektroenergjetike të hapë kaskadën e Drinit një ditë më parë në pamundësi për të eksportuar energjinë, ndërsa vazhdonte me importin e saj me çmime të larta pavarësisht përmirësimit të situatës hidrike në vend.

Kjo, për shkak të kontratës së lidhur në fillim të javës, ku përmes saj, KESH bleu në import për datat 14-20 nëntor 42.5 mijë megavat për një çmim mesatar 228.3 euro/megavat, duke shpenzuar kështu 9.7 milionë euro.

Në përpjekje për të menaxhuar situatën, KESH tentoi t’ia shiste atë Kosovës e cila nga ana tjetër nuk pranoi të importojë dhe të fikë termocentralet e saj. Në kushte të tilla, ndërsa KESH zbatonte kontratën e importit, miliona euro shkonin dëm pasi hidrocentralet ndalën prodhimin ose punonin me kapacitet të përgjysmuar pasi nuk kishin ku të çonin energjinë.

Të paktën për rreth 14 orë të dielën Hecet nuk prodhuan, ose prodhuan me kapacitet të reduktuar duke bërë që humbjet të shtohen. Shqipëria konsumon mesatarisht në këtë periudhë rreh 18 mijë megavat orë energji në ditë.

Për këtë periudhë nëse do të prodhohej energji normalisht sasisa do të ishte rreth 10 500 Megavat orë që nëse të prodhohej nga KESH, qeveria do kursente 2,3 milionë euro, te cilat u përdoren për të blerë energji nga importi.

Sikur të mos mjaftonte kjo, KESH shiti sot 8040 megavat energji me një çmim mesatar 80-100 euro/megavat, gati 3 herë me lirë se ajo që bleu pak ditë në bursa./tch