Celebrities Health & Beauty

Helen Mirren: “Vendosa çdo ditë make up në karantinë, por burri im…”

Për Helen Mirren, një fytyrë e rregulluar me grim është e domosdoshme në një ditë pune edhe kur ajo po punon nga shtëpia. Ylli 75-vjeçar zbuloi se ajo ka përdoruar grim edhe gjatë karantinës.

Aktorja e njohur tha për “People” se:

Çdo ditë vendosa make up. Nuk e bëra për bashkëshortin tim Taylor sepse Taylor kurrë nuk e vënë re. Ai pyet nëse jam grimuar apo jo por nuk i intereson vërtet. Ai ndonjëherë e thotë një mënyrë mjaft të çuditur se: ‘Oh, ti dukesh me të vërtetë bukur’. Ndihesha sikur po jetoja jetën time siç duhet. Pra, ishte në të vërtetë një përvojë e mirë për mua.

Rikujtojmë, se legjenda e muzikës Country, Dolly Parton së fundmi ka treguar se ajo nuk e lan kurrë fytyrën para se të flejë gjumë dhe pas kësaj qëndrojnë disa arsye qesharake. 75-vjeçarja është shprehur se:

E pastroj fytyrën në mëngjes, sepse përpiqem që grimin ta mbajë në fytyrë gjatë natës. Sepse nuk e di kurrë nëse mund të bjerë një tërmet, ose një tornado, ose një stuhi dhe do të më duhet të dalë jashtë në mes të natës.

Parton, ka shprehur gjithashtu se ajo është shumë e zënë për tu plakur. Ajo thekson se do të duket aq e re sa do të lejojnë kirurgët e saj plastikë.

Ylli tha:

Unë nuk mendoj për jetën time sa i përket numrave. Së pari, unë nuk do të jem kurrë e moshuar sepse nuk kam kohë për tu plakur. Nuk mund të ndalem aq gjatë sa të plakem. Vë bast që nuk do të dukem shumë ndryshe kur të jem 95-vjeç, nëse jetoj aq gjatë, sepse jam si motrat Gabor.

Shumë nga ju mund të mos e dinë por dy aktorët e famshëm Helen Mirren dhe Liam Neeson kanë qënë të dashuruar me njëri-tjetrin në vitet ’80. Ata kanë qënë të ftuar në “The Graham Norton Show” ku janë takuar për herë të parë pas 30 vitesh. Gjatë emisionit dy artistët kanë treguar me shumë emocion historinë e tyre të dashurisë.